Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar ashpër ndaj fenomenit të zaptimit të hapësirave publike dhe dhënies së lejeve me shkelje, duke njoftuar reformë të re ligjore për kontrollin e territorit.
Në një postim në “X”, Rama thotë se “toleranca ndaj tokave të zëna në kurriz të komunitetit apo lejeve me shkelje në kurriz të qytetit, që janë pranuar nga qeverisja vendore si bashkëudhëtare të jetës urbane, ndërkohë që inspektoriatet e mbrojtjes së territorit dhe policitë bashkiake janë bërë në të shumtën e rasteve pjesë e problemit, do të marrë fund”.
Më tej, numri një i kabinetit, thekson se ka nisur puna paralelisht me disa reforma të reja të shërbimit me ujë të pijshëm, të sistemit të pastrimit, të përpunimit të mbetjeve, të furnizimit të popullit me naftë e me barna, si edhe të shërbimit spitalor. Këto të fundit, sipas Ramës, do të jenë piketat e hyrjes në rrugën e mandatit tonë të katërt, për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian
Kujtojmë se që në nisje të këtij muaji, Rama ka paralajmëruar bizneset për rikthimin e hapësirave që janë zaptuar duke penguar kështu jetën e qytetarëve. Përndryshe do të përballen me gjoba, shembje të menjëhershme, gjykime administrative dhe penale për “krim mjedisor dhe dëmtim të pronës publike”.
Nga ana tjetër, ka nisur ristrukturimi në nivel vendor.
Pak ditë më parë, Rama shkarkoi 21 drejtorë të bashkisë Vlorë, duke i cilësuar si përgjegjës në keqmenaxhimin e territorit dhe tolerimin e ndërtimeve pa leje.
Në të njëjtën linjë, ai ka kërkuar edhe verifikim të strukturave drejtuese në Fier e Durrës.
Sot, 9 korrik, kreu i qeverisë u ka bërë thirrje të rinjve të aplikojnë për 600 vende praktike në administratë publike dhe institucione shtetërore, raporton Tv Klan.
Bedri Hamza mban sot konferencë për media
BE paralajmëron hapa të rinj në procesin e anëtarësimit të U...
Edi Rama publikon videon: Nga 26 maji i vitit 1996 te Shqipë...
LDK hap sonte fushatën zgjedhore në Prishtinë
Lëvizja Vetëvendosje hap sot fushatën zgjedhore në Ferizaj
Albin Kurti sot mban tubim në Hajvali