Këngëtari unik i estradës shqiptare, Shpat Deda, në këtë kohë pandemie ka vendosur të lansojë një nga projektet e tij.
Kënga titullohet “Instinktivisht”, të cilën e ka kompletuar edhe me videoklip, shkruan portali arbresh.info
Për tekstin dhe muzikën është përkujdesur vet këngëtari, derisa producent është i njëjti së bashku me Lulzim Bejtën dhe Rron Ismajlin.
Kënga ndërkohë është incizuar dhe miksuar në Studio C, kurse masterizimi u realizua nga Cem Oral, JM Mastering, Berlin.
Këngëtari Deda po ashtu ka më shumë se një dekadë që është pjesë e skenës tonë muzikore, i cili deri më tani solli këngë mjaft unike e mbajti koncerte të ndryshme anë e mbanë trojeve shqiptare. /arbresh.info/
Hezbollah dëmton një stacion satelitor izraelit
Egi Gjyzeli – e eliminuara e radhës nga Big Brother VI...
Situata në Lindjen e Mesme, 11 kosovarë të evakuuar nga Duba...
“Ndeshja e kthimit do të jetë në shtëpinë tonë, dhe kjo pady...
Gazi natyror rikthehet në debat: A është Kosova gati për një...
Prishtina shënon Ditën Botërore të Veshkës me aktivitete ndë...