Kourtney Kardashian nuk është e vetmja që i është mbushur kupa me Scott Disick.
Pasi ka munguar në festimin e ditëlindjes së tretë të vajzës së tij, shoqëria e Disick po mundohet që urgjentisht ta vendosë atë në rehabilitim.
Burimet e TMZ kanë treguar se Kourtney është acaruar rreth mungesës në ahengun e ditëlindjes së Penelope në Disneyland gjatë ditës së mërkurë, aq sa i ka thënë disa prej shokëve të tij se e ndjen që ai ka dalë nga binarët përsëri, transmeton Klan Kosova.
Ata janë munduar t’i ndihmojnë atij edhe më herët dhe mendojnë se ky është afati i fundit për të.
Scott e ka planifikuar një aheng për mbrëmjen e së premtes në Las Vegas, për të cilën shokët e tij mendojnë se është një gabim i madh.
Ardian Gjini: Ramushi ka ditë me na ngushëllu neve kur është...
Përfundon edicioni i Superligës, hiqen të gjitha dilemat – M...
Hamza para qindra mësimdhënësve: Mësuesit meritojnë paga më ...
Kosova mposhtet në miqësoren ndaj Çekisë
Kosova ngushton epërsinë ndaj Çekisë
Dua Lipa dhe Callum Turner kurorëzohen në Londër, i pret një...