Këngëtarja Shkurte Fejza tash e sa vite i ka qëndruar besnike skenës muzikore.
Ajo numëron shumë hite, ndërsa këngët e saj prekin tema nga më të ndryshmet, shkruan lajmi.net.
Një gjë që vërehet shumë lehtë tek Shkurta , por edhe te këngëtaret e tjera është ecja në hap me kohën.
Së fundi, këngëtarja në llogarinë e saj në Instagram ka postuar një fotografi në të cilën shihet në proces të realizimit të një fotosesioni.
E veshur me një fustan të gjatë elegant, Shkurta dukej për mrekulli derisa po pozonte për Veton Osmanin.
Kujtojmë që “Vallja shqipe” është projekti i fundit i saj, këngë të cilën e solli të shoqëruar me videoklip. /Lajmi.net/

Albin Kurti sot mban tubim në Hajvali
Nis sot fushata për zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit
Nga Ferizaj nis zyrtarisht fushata e PDK-së
Albin Kurti dhe Xhelal Sveçla mbajnë sot konferencë për medi...
Të enjten mot me diell, vranësira dhe reshje lokale shiu
Haradinaj takon kongresistin Self: Anëtarësimi i Kosovës në ...