Emisioni i ri nga Luana Vjollca, “Shiko kush Luan” ka tejkaluar pritjet.
Prurja e re televizive e Luana Vjollcës në Top Channel ka befasuar të gjithë, ndoshta edhe vet prezantuesen e njohur.
Bukuroshja seksi e ekraneve ka ardhë me një format të ri televiziv “Shiko Kush Luan”, një emision atraktiv i cili po konkurron me emisionin “Xing me Ermalin”.
Shumë i përfolur në media, ky emision tashmë rrëmbeu vëmendjen e publikut dhe arriti një shikueshmëri të lartë qysh në start.
Ishin Mc Kresha dhe Lyrical Son ata që performuan në hapje të këtij formati televiziv, duke treguar se janë në një nivel të lartë artistik.
Luana Vjollca ka kohë që ka paralajmëruar formatin e ri televiziv, i cili si duket po sfidon të gjitha emisionet tjera për nga shikueshmëria dhe atraktiviteti.
Vet bukuroshja u shfaq me një fustan të bardhë fenomenal, duke treguar linjat e saj të jashtëzakonshme trupore.
Trump: Jemi afër një marrëveshje me Iranin
Vranësira dhe reshje shiu, moti sot në Shqipëri
Homazhe për 28-vjetorin e rënies së Heroit të Kombit Bahri F...
Kurti dhe Basha sot marrin pjesë në nisjen e punimeve për rr...
Sot mbahet seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Moti sot me diell dhe vranësira