Selena Gomez u pa duke arritur në xhirimet të “The Late Show” me Stephen Colbert në New York të martën në mbrëmje.
29-vjeçarja dukej se po shijonte qendrën e vëmendjes teksa po shkonte drejt Teatrit Ed Sullivan dhe pozoi për disa fotografi me kolegët e saj nga “Only Murders In The Building”, Steve Martin dhe Martin Short, shkruan DailyMail.
Seriali komedi-mister u lansua kohët e fundit në shërbimin e transmetimit Hulu dhe mori vlerësime pozitive, me shumë lëvdata që shkuan drejt kastit të tij kryesor.Gomez u pa e veshur me një bluzë me mëngë të zeza me prerje tek dekolteja ndërsa mbërrinte në xhirimet e shfaqjes.
Këngëtarja e “Lose You to Love Me” gjithashtu kishte një fund lëkure me stil që tregonte këmbët e saj të tonifikuara, si dhe një palë këpucë me takë të larta.Flokët brune të interpretueses u ngjitën me hijeshi në gjoks dhe shpatulla dhe u kombinuan mirë me ngjyrën dominuese të veshjes së saj.Ajo gjithashtu mbante një çantë të vogël të bardhë që i jepte pak shkëlqim veshjes në të zeza, ndërsa binte në sy që Gomez kishte shtuar disa kilogram më tepër.


Prokuroria vazhdon aksionin kundër grupit të dytë të dyshuar...
Osmani tregon detaje për takimin me Trump: Roli i SHBA-së në...
Oda Ekonomike Amerikane reagon ndaj çrregullimeve në lëvizje...
Naim Murseli flet për raportin me Liridonën: Ishim të lumtur...
Hekuran Hoxha u gjet i vdekur, gjysmë ore më parë kishte nën...
Murseli rrëfen marrëdhënien me Liridonën: Ajo ishte një bash...