Në intervistën e saj për “Parad”, Scarlett Johansson është shprehur se përgjatë gjithë karrierës së sja është ndier si aktore rezervë. Kjo, pasi shumicën e rasteve ka qenë “zgjedhje e dytë”. Por, kjo nuk e shqetëson Scarlett, pasi sipas saj është kënaqësi më vete kur merr atë që do, pasi ta kanë refuzuar një herë.

“Që në moshë shumë të re, unë jam refuzuar vazhdimisht … gjëja më e mirë që mund të marrësh është pasi të jesh refuzuar për diçka dhe pastaj ti e merr atë. Në thelb unë kam krijuar një karrierë duke qenë zgjedhja e dytë”, është shprehur Johansson. Edhe për rolin e saj si Black Widow në Marvel Cinematic World, aktores i ka ardhur ftesa pasi Emily Blunt, si zgjedhje e parë, kishte braktisur punën për arsye personale. Nga ana tjetër, aktore ‘rezervë’ ose jo, Johansson renditet në listën e më të pasurave në industrinë e filmit.
Hoxha takon emisarin Sørensen, kërkon avancimin e Kosovës dr...
E rëndë në Selanik, treni përplas për vdekje një person
SHBA pezullon përpjekjet për negociatat e paqes Ukrainë – Ru...
Presheva pret delegacionin e SHBA-së, Sinani: Moment histori...
SHBA për Xhandarmërinë: Presim që plani i Qeverisë të jetë n...
Gjobitet me 100 euro një qytetar në Prishtinë, parkoi veturë...