Artistja e njohur nga Shqipëria, Samanta Karavella, është thuajse në finalizim të këngës së re nga albumi i saj “Mama”.
Në një njoftim të ri të bërë në rrjete sociale, këngëtarja ka bërë të ditur se të mërkurën (15 nëntor) publikon këngën e radhës “Jeta Ime”.
Duket të jetë një baladë dashurie, për të cilën ka shpërndarë një insert të shkurtër në Instagram.
“Jeta ime/e mërkurë 18:00. Albumi Mama 2022”, kanë qenë fjalët krahas postimit të Karavellës.

Të parin projekt të quajtur “Mama” e lansoi rreth një muaj më parë, i cili u prit mirë dhe deri më tani ka kaluar shifrën e një milion klikimeve.
Këngët e tjera besohet se do të lansohen në vitin 2022, ashtu siç edhe e ka titulluar albumin.
Samanta ndryshe po vazhdon të jetë shumë e pëlqyer për zhanrin duke qenë se i ka qëndruar besnike që nga fillimi
View this post on Instagram
Rrahje mes pesë personave në Vushtrri, dy prej tyre bëhen pë...
Tre persona sulmojnë katër zyrtarë policorë në Pollatë të Po...
Zhduket një e mitur në Prishtinë
18 vjet nga tragjedia e Gërdecit
Lansohet aplikacioni për deklarimin e adresës për qytetarët ...
A u shënua goli më i bukur i sezonit? Arda Guler bëri çmendu...