Kryebashkiaku i Londrës, Sadiq Khan, e ka uruar këngëtaren shqiptare, Dua Lipa, për çmimin e fituar në ceremoninë e ndarjes së çmimeve ‘MTV Europe Music Awards’.
Khan është një fans i muzikës së 22-vjeçares. Ai madje ka qenë edhe në koncertet e saja në të kaluarën. Ndërsa në faqen zyrtare të kryetarit të Londrës në Twitter, ka bërë një postim për ta uruar Duan.
“Qyteti ynë i ka disa prej talentëve më të mëdha të muzikës botërore”.
“Është gjë e bukur të shohësh londinezen Dua Lipa duke e fituar çmimin për Artisten e re më të mirë në MTV EMA”, ka shkruar Khan.Dua nuk ishte suksesi i vetëm i shqiptarëve në këtë eveniment të madh muzikor.
E gjithë ngjarja ishte udhëhequr nga ylli tjetër shqiptar me famë botërore, Rita Ora, që po ashtu ishte e nominuar për çmimin ‘Dukja më e mirë’. Një çmim e fitoi edhe këngëtari Ermal Meta, i cili triumfoi në kategorinë ‘Kënga më e mirë italiane’.

Orav përshëndet konsolidimin e qeverisjes lokale në 20 komun...
Qeveria britanike ofron deri në 3000 paund për emigrantët sh...
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...
Milaim Zeka paraqitet në SPAK