Rusia nuk do të marrë pjesë në garat e “Eurovizioni 2017” në Kiev, pasi që ka hequr dorë nga alternativa e propozuar, njoftoi Unioni i radiodifuzionit evropian.
Rusisë i ishte propozuar që të transmetojë pjesëmarrjen e saj përmes satelitit, ose të ndërrojë pjesëmarrësen.
Mediat tusë njoftuan se alternativa e propozuar është e papranueshme dhe se Rusia ka hedhur poshtë mundësinë që garuesja Julia Samojlova të ndërrohet me një garuese tjetër, transmeton Sputnik.
“Për fat të keq, kjo nënkupton se Rusia nuk mund të marrë pjesë në garat e këtij viti”, thuhet në kumtesën e Unionit të radiodifuzionit evropian.
Gara e sivjetme e këngës evropiane do të mbahet në Kiev. Sipas rezultateve të shortit, Rusia ishte dashur që të garojë në gjysmëfinalen e dytë, më 11 maj. Finalja mbahet më 13 maj.
Këtë vit, Rusia ishte dashur që të përfaqësohej me Julia Samojlova, me këngën e dashurisë “Flame is burning”.
Shërbimi për siguri i Ukrainës i ka ndaluar hyrjen këngëtares ruse në territorin ukrainas për tri vjet, për shkak të pjesëmarrjes së saj në Krime./Arbresh.info/
Lumi Lushta del nga shtrati në Vaganicë, vështirësohet qarku...
Ten Hag emërohet Drejtor Teknik i Twentes
Lëshohet për qarkullim rruga Drenas-Komoran
Numërohen mbi 50% të votave të personave me nevoja të veçant...
Numërohen mbi 90% të votave me kusht, kjo është renditja
Ministri Vengu: Janë evakuuar mbi 100 banorë, strehime në Ko...