Futbollisti i njohur, Cristiano Ronaldo, është figura më e ndjekur në rrjetin social Instagram.
Ai është mjaft aktiv në llogarinë e tij, duke ndarë me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e tij e përditshme.
Cristiano u tregoi fansave se e nisi mëngjesin e së shtunës në mënyrën më të mirë të mundshme, rrethuar nga më të dashurit e tij.
Portugezi publikoi në rrjetin social Instagram një fotografi, ku shfaqej në shtrat bashkë me gruan dhe fëmijët e tij, kur sapo ishin zgjuar në mëngjes.
“Mënyra më e mirë për të nisur ditën”, shkroi Ronaldo në mbishkrimin e kësaj fotografie.
Futbollisti përndryshe është duke kaluar kohë me familjen në rezidencën e tij luksoze në Madeira dhe do të qëndrojë aty deri në përfundimin e pandemisë globale.
https://www.instagram.com/p/B_HZpaRA25Y/?utm_source=ig_embed
LDK kundër projektligjeve të LVV-së, Jehona Lushaku Sadriu: ...
VV-ja i çon në Kuvend projektligjin për çmimet tavan dhe atë...
Nis seanca e kuvendit/ Në rend dite 12 pika, përfshirë kredi...
Dështon seanca për gazin lotsjellës, mungojnë ministrja Fito...
Abdixhiku arrin në kuvend, nuk deklarohet për media
Hapet rruga për ndërtimin e Qendrës Emergjente në QKUK, prit...