
LONDON, ENGLAND - NOVEMBER 23: Rita Ora attends the British Fashion Awards 2015 at London Coliseum on November 23, 2015 in London, England. (Photo by Anthony Harvey/Getty Images)
Ndërkohë që po shijon suksesin e madh të këngëve “Anywhere” dhe “For You”, Rita Ora kujdeset edhe për ndjekësit e saj në rrjetet sociale.
27-vjeçarja, e cila numëron mbi 12.8 milionë ndjekës në Instagram, është mjaft aktive në këtë rrjet social me publikimin e fotografive të ndryshme.
Në postimet e saja nuk mungojnë edhe imazhe, në të cilat shfaqet në poza joshëse, me bikini apo edhe e zhveshur.

E tillë ka ardhur kësaj radhe duke pozuar e zhveshur pranë ujit, mirëpo pozicionimi i këngëtaret është i tillë që të mos i ekspozohet modestia.
“Sundaze”, shkruan në përshkrimin e fotografive që nënkupton një gjendje mendore që nxit mirëqenien dhe relaksimin në një të diel. Është një kombinim i energjisë pozitive me ngrohtësinë e ujit dhe dritën e diellit.

Rita është po shijon suksesin e këngës “Anywhere”, e cila u publikua më 20 tetor dhe aktualisht numëron 104 milionë shikime në YouTube.
Po ashtu, është pritur shumë mirë edhe bashkëpunimi me Liam Payne, “For You” (që është pjesë e filmit “Fifty Shades Freed”). Videoklipi është publikuar në YouTube më 26 janar dhe aktualisht numëron mbi 34 milionë shikime në platformën e shpërndarjes së videove. /Telegrafi/
Abdixhiku tregon 15 nënshkrimet e LDK-së për Vjosa Osmanin
Manchester United shënon fitore ndaj Brentfordit
“Drejtim i rrezikshëm, kushtetuta u shkel”, Haradinaj reagon...
Hamza: Kjo që ndodhi sonte është puç kushtetues, shkelja ka ...
LDK reagon ashpër ndaj seancës së VV-së për presidentin: Sab...
Khvicha: Ndihem shumë mirë, jam në formë të mirë – nes...