Këngëtarja me prejardhje nga Kosova, Rita Ora ka filluar turneun botëror ‘Girls’.
Përveç angazhimeve në koncerte ajo së fundi ka dhënë edhe një intervistë për radion britanike ‘KISS’, shkruan arbresh.info.
Rita foli rreth albumit më të ri dhe projektit të fundit ‘Girls’ e cila u publikua para pak kohësh në bashkëpunim me Cardi B, Bebe Rexhën dhe Charls XCX.
Gjatë intervistës, Rita tregojë që është e opsesionuar nga modelet e ‘Victoria’s Secret’, ndërsa e pyetur se a do dëshironte të performonte në shfaqjen e famshme të eventit të modës, ajo deklaroj që ekzistojnë disa plane po që ende nuk mund të flas për to.
Ndryshe, Rita kohëve të fundit ka qenë në qendër të mediave për shkak të deklaratës së saj për orientimin seksual, 27 vjeçarja pranoj që kishte pasur përvoja edhe me femra të cilat e inspiruan për realizimin e këngës ‘Girls’./Arbresh.info/
Dy kosovarë dyshohen për vepra penale në Vjenë, bastisje në ...
Prestianni mund të humbasë dy ndeshjet e para të Botërorit
Koundé: Vinicius është rivali që më ka bërë të vuaj më shumë
Aksident mes trenit dhe një makine pune në Klinë – një perso...
Homazhe për Servet Pëllumbi, Edi Rama: Si student para profe...
Kurti fton diasporën të regjistrohet për votim nga jashtë