Këngëtarja shqiptare me famë botërore Rita Ora vazhdon të jetë në qendër të mediave.
Së fundmi është bërë e ditur se ajo do të prezantojë spektaklin gjigant të ndarjes së çmimeve “MTV Europe Music Awards 2017”, gjersa është e nominuar gjithashtu në dy kategori.
Këngëtarja shqiptare Rita Ora do të jetë nikoqire e mbrëmjes së ndarjes së çmimeve “MTV EMA 2017”
Ndryshe, këngëtarja me prejardhje nga Kosova, është shquar gjithmonë për paraqitjet e saj me stil.
Ajo, së fundmi ndodhet në New York, teksa nuk u ka shpëtuar gjatë ecjes në rrugë, paparacëve të cilët e fotografuan atë.
Bukuroshja bionde dukej mjaft provokuese, veshur me një kostum të zi me një mbulesë të gjatë, në ngjyrë të kuqe.
Këpucët e saj me taka, të ndërlidhura deri lartë te këmbët, ishin një tjetër aksesor interesant që pasuronte stilin e saj.
Ndryshe, kënga e saj e fundit në bashkëpunim me Aviciin “Lovely together” është pëlqyer shumë nga fansat e këngëtares, dhe ka grumbulluar miliona klikime në kanalin YouTube.



Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...