Rita Ora është bërë këngëtare për t’i bërë prindërit të lumtur

01:41 | 8 Dhjetor 2020

Këngëtarja 30-vjeçare, Rita Ora, e ka pranuar se prindërit e saj, Vera dhe Besnik, janë arsyeja kryesore prapa dëshirës së saj për të bërë shumë para nga karriera muzikore.

Kjo ngase Rita ka dashur të sigurohet që ata të mos kenë nevojë të punojnë më kurrë, pasi kishin sakrifikuar aq shumë për fëmijët e tyre me t’u shpërngulur në Britani të Madhe nga Kosova, kur këngëtarja ishte shumë e vogël.

“Gjithnjë kam dashut t’i bëjë ata të lumtur. Nuk doja t’i shihja duke punuar më dhe duke u munduar shumë. Kur familja ime erdhi për herë të parë në Britani të Madhe, babai im i bënte tri punë të ndryshme ndërsa nëna e cila nuk e njihte gjuhën angleze, ishte detyruar ta mësoj gjuhën, të bëhej mjeke dhe në të njëjtën kohë po luftonte me sëmundjen e kancerit. Prandaj mu zgjua dëshira për të bërë shumë të holla, për t’u siguruar që prindërit e mi të jenë të lumtur. Kjo ishte arsyeja që më ka shtyrë të punoj shumë në jetë. Doja ta krijoja një botë ku isha e paprekshme, ku mund të kisha çfarëdo që dëshiroja dhe t’iu ofroja prindërve gjithçka që ata donin. Tani, ata janë të shëndetshëm dhe të lumtur, dhe nuk më lënë kurrë rehat duke më telefonuar çdo pesë minuta,” ka deklaruar Ora në një intervistë të fundit.

E pyetur për çfarë e kanë telefonuar nëna dhe babai për herë të fundit, ylli i hitit “Girls” duke bërë shaka tha se i kanë kërkuar t’ua blejë telefonin e ri iPhone.

Dhe derisa prindërit e Ritës janë falënderues për suksesin e vajzës së tyre në muzikë, miqtë e këngëtares nuk mendojnë se ajo është e famshme dhe nuk e trajtojnë si të tillë. Por Ora thotë se pikërisht kjo është çka e vletëson dhe i pëlqen më së shumti tek shoqëria e saj. Ata gjithashtu e ndihmojnë këngëtaren të qëndrojë modeste dhe me këmbë në tokë./eo/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara