Artistja nga Kosova me famë botërore, Rita Ora, është njëra ndër këngëtaret kosovare që ka qenë më e suksesshmja gjatë vitit që e lëmë pas.
Bukuroshja shqiptare ka publikuar një imazh në “Instagram”, ku shfaqet atraktive me një fustan me ngjyra pranveror, shkruan arbresh.info.
Ajo gjithashtu është takuar me artisten shqiptare Bebe Rexha në po këtë ngjarje.

Dyshja njihet për një miqësi shumë të afërt. Përveç kësaj, ajo është duke u përgatitur edhe për mbrëmjen e madhe të ndarjes së çmimeve “Brit Awards”, që do të mbahet më 20 shkurt, në këtë mbrëmje nuk do të mungojë edhe artistja nga Peja, Dua Lipa.

Rita Ora ka bërë të ditur se tashmë është nominuar në dy kategori të ndryshme të ngjarjes kryesore britanike të muzikës.
Ajo ndërkohë është shumë e ndjekur edhe në rrjetet sociale, në të cilat shpenzon mjaft kohë nga dita e saj e zakonshme.

OKB pritet të votojë për një plan për hapjen e Ngushticës së...
Haziri: Abdixhiku takohet me Kurtin të hënën në mëngjes
Drita-Malisheva, derbi i kësaj jave në Superligë
Një anëtar shpëtohet pas rrëzimit të aeroplanit të SHBA-së n...
Osmani nesër ia dorëzon detyrën kryeparlamentares Haxhiu
A po kthehet Vuçiqi në ekzekutiv? Serbia përballë zgjedhjeve...