Rita Ora dhe Yll Limani publikojnë bashkëpunimin “All Natural”

11:07 | 7 Nëntor 2025
Q L

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora, së bashku me artistin nga Kosova, Yll Limani, kanë sjellë projektin e tyre të përbashkët të sapopublikuar, “All Natural”.

Ky bashkëpunim shënon herën e parë që Rita Ora punon me një këngëtar shqiptar nga Kosova.

Kënga është publikuar në Spotify. Rita ka promovuar lajmin në rrjetet sociale duke njoftuar se kënga do të dilte të premten dhe ka pjesëmarrjen e Yll Limanit.

Për Yll Limanin, ky është një hap i rëndësishëm në karrierë, duke bashkuar zërin dhe vizionin e tij me një emër të madh ndërkombëtar si Rita Ora.

Për Ritën, bashkëpunimi tregon vazhdimin e angazhimit të saj për të hapur ura midis kulturave dhe muzikës.

“All Natural” sjell energji dhe sinqeritet në çdo notë, duke treguar se talenti shqiptar po bëhet gjithnjë e më i njohur edhe jashtë vendit.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by RITA ORA (@ritaora)