Këngëtarja e njohur kosovare, Rita Ora u caktua ambasadore e UNICEF-it në Britani të Madhe.
Lajmin e bëri të ditur vetë këngëtarja përmes një shkrimi në instagram Rita ceku edhe vizitën e saj të fundit në Kosovë, me ç’rast u shpreh se ka parë punën e mrekullueshme të UNICEF-it në vendin e origjinës së saj.
“Jam mëse e nderuar të ndaj me ju që jam caktuar Ambasadore e UNICEF-it në Britaninë e Madhe. Që nga viti 2013 kam mësuar shumë për Unicef-in dhe punën e mrekullueshme që ata bëjnë për të arritur një ndryshim pozitiv për fëmijët e të ardhmës sonë. Udhëtimi im i fundit në Kosovë më lejoi që të shoh punën e mrekullueshme të Unicef-it në vendin tim të origjinës, dhe jam më e vendosur se kurrë që të përdor pozitën time që të mbështes, bëj fushatë dhe përkrah. Faleminderit Unicef_uk – kam mbetur pa fjalë!!!!! Ndalesa e radhës – ndihmesa futbollit! Bleni tiketat tani që të shihni përformancën time ekskluzive gjatë pushimit të pjesëve – linku në përshkrim!”, shkroi Rita, karahas imazhit të hedhur në Instagram.
Rita Ora përveç sukseseve të shumta në muzikë, së fundmi ka luajtur edhe rolin e aktores. Rita luan në filmin që dje është publikuar ‘Detective Pikachu’. Ndryshe, 28 vjeçarja para disa javësh ka publikuar projektin e ri muzikor “Carry On”, në bashkëpunim me Kygo. Kënga është kolonë zanore e filmit “Pokémon: Detective Pikachu”.

Ikonat e futbollit në një vend, Ronaldinho, Kaka dhe Adriano...
IQMT rrit kontrollet dhe konfiskon produkte jashtë standarde...
Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje në Prishtinë
Plani operativ “Stop Drogave” në Prishtinë/ Arrestohen 8 per...
Nafta në Kosovë me çmim të njëjtë si dje
Mbi 1,700 gjoba në një javë në rajonin e Ferizajt, policia k...