Këngëtarja Rihanna do të jetë pjesë e një filmi të ri të zhanrit Sci-Fi, me Cara Delevingne.
Rihanna do të jetë pjesë e këtij filmi në të cilin do të ketë rolin e një aktoreje seksi, shkruan TheSun, transmeton lajmi.net.
Në këtë film përveç Rihannas marrin pjesë edhe Clive Owen, Cara Delevigne dhe Dane DeHaan.
Filmi është i mbushur me efekte vizuale të stilit të filmit Avatar, ku si temë në shekullin e 28-të, Valerian (Dane DeHaan) dhe Laureline (Cara Delevingne) janë një ekip operativësh të veçantë të ngarkuar me mbajtjen e rendit në të gjithë territoret njerëzore.
Nën caktimin nga Ministri i Mbrojtjes, të dyja hynë në një mision në qytetin e habitshëm të Alfa-një metropole gjithnjë në zgjerim, ku speciet nga e gjithë universi kanë konverguar përgjatë shekujve për të ndarë njohuritë, inteligjencën dhe kulturat me njëri-tjetrin.
Në film, Rihanna luan një valltare seksi të kabaresë, megjithëse ende nuk dihet nëse ajo do të jetë e mirë apo e keqe.


Brikena i puthë dorën nënës së Mateos që në takimin e parë
Hill: Nuk kam njohuri për asnjë krim të kryer nga Thaçi
Sërish Kod i Kuq për shkak të rrezikut të lartë të përmbytje...
Bodo/Glimt trondit Inter, kualifikohen edhe Newcastle e Leve...
Kusari-Lila me fjalë të mëdha për Osmanin: E ka mbajtur lart...
Netanyahu paralajmëron Iranin: Nëse sulmon, do të përgjigjem...