Para pak ditësh u mësua se Rihanna është ndarë nga Hassan Jameel dhe Chris Brown kërkon ta kapë në ajër rastin për ta rifituar ish-partneren e tij.
Një burim pranë reperit tha për “Hollywood Life”: “Chris është shumë i lumtur që Rihanna nuk e mori Hassanin në premierën e filmit të saj (Ocean’s 8). Kjo është një shenjë që ajo e ka lënë me të vërtetë. Chris ka qenë duke e pritur këtë moment dhe është shumë i lumtur tani. Ende nuk ka folur me të, por Chris mendon se është çështje kohe dhe në momentin që do flasin, është i sigurtë që do të kthehen bashkë. Rihanna është fiksimi i jetës së tij”.
Lidhja Rihanna-Chris Brown ka qenë e mbushur me skandale. Më i famshmi ishte episodi i dhunës, kur reperi rrahu keq yllin e popit.TCH

Nuk kanë fund problemet tek Milani, ylli i skuadrës mund të ...
Matoshi: Momenti kur e mora thirrjen nga Kosova, ishte ndjen...
Një person dërgohet pa shenja jete në QKMF të Malishevës, po...
Këta janë kadidatët potencial për ta zëvendësuar Allegrin te...
105 mijë votues me postë, më 6 qershor nis votimi në përfaqë...
Kurti: Nis investimi 315 mijë euro për furnizimin me ujë të ...