Këngëtari, tekstshkruesi dhe producenti i njohur, Ricky Martin, po ashtu është në mesin e të famshmëve që ka bërë një reagim pas fitores së Joe Biden dhe Kamala Harris.
Ai shprehet i lumtur për presidentin e 46-të të ShBA-së, duke thënë se është shumë i nderuar që ka qenë pjesë e fushatës së tij dhe se kanë punuar mjaft shumë për të bërë më të mirën rreth kësaj.
Artisti porto-rikan mes tjerash uron edhe Kamala Harris, njëherësh gruan e parë zëvendëspresidente në Amerikë.
“Ju uroj më të mirën President i zgjedhur Joe Biden. Faleminderit për integritetin dhe frymën tuaj bashkuese. Si Porto Rikan, jam i nderuar që kam punuar me ju në këtë fushatë të vështirë”.
“Urime Kamala Harris për bërjen e historisë, duke ruajtur hirin”, ka qenë mbishkrimi i postimit të publikuar në Facebook.
Në anën tjetër, Donald Trump paralajmëroi betejë ligjore, pasi vazhdimisht pretendon se ka pasur parregullsi në procesin zgjedhor, duke thënë se ka pasur edhe mashtrime. /Telegrafi/
“Ka pasur edhe kërcënime” – Hajdari flet për mom...
Haxhiu viziton Klinikën e Pediatrisë në Ditën e Fëmijëve: Fë...
Disa lojtarë pritet të largohen nga Juventusi, ndër ta edhe ...
Haradinaj ngushëllon Metën për vdekjen e babait
Fillon presioni për Tuchelin: Mediumi i madh anglez e konsid...
Arben Fetai jep dorëheqje nga posti i zv. kryeministrit të M...