Pas polemikave te forta që pasuan zgjedhjen e këngës fituese të Festivalit të 58-të të Këngës në RTSH, ka reaguar drejtori i përgjithshëm i Festivalit, Thoma Gëllçi.
Sipas Gëllçit, se shpejti do të bëhet analiza e festivalit, e cila do të jetë e hapur edhe për shtypin edhe për gjithë publikun e interesuar.
Ndërkohë që një mesazh e ka edhe për vendimin e dhënë nga juria, që shkaktoi debat të madh. Ai thekson për “Panorama” se “vendimi i jurisë është i pavarur dhe padiskutueshëm”.

Reagimi i Gëllçit
Siç është në traditën e RTSH-së, së shpejti do të zhvillohet analiza e festivalit që do të jetë e hapur për shtypin dhe publikun.
Debatet jane të natyrshme ndërsa vendimi i jurisë është i pavarur dhe i padiskutueshëm.
Menjëherë pas mbylljes së festivalit, rrjetet sociale kanë zier nga reagimet e shumta për përplasjen e madhe lidhur me këngën fituese në Festivalin e 58-të të Këngës në RTSH.
Vetë prezantuesja dhe producentja Alketa Vejsiu foli hapur pro Elvana Gjatës, ndërkohë që kjo e fundit, nuk e fshehu zhgënjimin që u rendit e dyta.
Tre anëtarët e huaj të jurisë i dhanë këngës së Elvana Gjatës pikët maksimale, pra 18, nderkohë që muzikologia Mikaela Minga e vlerësoi vetëm me 2 pikë.
Edhe Rita Petro qartësisht nuk ka qenë për Elvanën fituese, pasi ka vlerësuar Arilenën me 18 pikë dhe me 8 pikë Elvana Gjatën.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...