Këshilli Drejtues i QKK-së në mbledhjen e fundit të mbajtur, ka hapë konkursin për subvencionim të projekteve filmike në këto kategori: konkursi për film të metrazhit të shkurtër dhe të gjatë artistik dhe dokumentar, konkursi për film të shkurtër të animuar, konkursi për film debutues të metrazhit të gjatë artistik, konkursi për koproduksion minor për film të metrazhit të gjatë artistik, konkursi për postproduksion për film të metrazhit të gjatë artistik si dhe konkursi për zhvillim skenari për film të metrazhit të gjatë.
Afati i fundit për të aplikuar për mbështetjen e projekteve filmike është 19 maj 2019.
Ndërsa afati i fundit për regjistrimin e shtëpive filmike në QKK është 10 maj 2019.
Buxheti i QKK-se për këtë vit është 1,4 Milion Euro, i cili buxhet pritet të rritet në muajin Qershor, pas rishikimit të buxhetit që pritet të ndodhë nga Qeveria e Kosovës.
Edi Rama: Negociatat me BE-në nuk janë bllokuar, Shqipëria p...
Presidenti iranian: Delegacioni ynë do të negociojë me guxim...
Inflacioni në Kosovë arrin në 6.7%, rriten çmimet e energjis...
Haradinaj në akademinë për Agim Ramadanin: I dha vulë betejë...
Abdixhiku për Katanën: Figurë që bashkoi shpirtin e artistit...
Goli i 20-të për Igor Thiagon, hyn në histori të Premierligë...