Në spektaklin e së martës mbrëma të Big Brother VIP Albania 4, u transmetuan pamjet e plota të momentit kur Gjesti goditi me vezë në fytyrë Vserlon, ndërsa më pas i theu një tjetër vezë në kokë Olës.
Nga videot e shfaqura gjatë “Prime”-it, shihet qartë se Gjesti fillimisht ia heq kapelën Vserlos dhe më pas e godet në fytyrë me një vezë, duke shkaktuar reagime të ashpra brenda shtëpisë.
Pikërisht ky veprim nxiti reagimin e ashpër të Gjestit, i cili e shprehu pakënaqësinë e tij përmes këtij veprimi të papritur.
Ngjarja ka shkaktuar një debat të madh si brenda shtëpisë ashtu edhe jashtë saj, me shumë shikues që kanë reaguar në rrjetet sociale, duke ndarë mendime të ndryshme mbi sjelljen e Gjestit dhe dinamikën mes banorëve.
A do të ketë masa disiplinore ndaj tij? Mbetet për t’u parë në vazhdimin e spektaklit.
Komuniteti egjiptian ofron kandidat konsensual për president...
Aksident fatal në Gjermani, humb jetën 30-vjeçari nga Kosova
Arrestohet një i dyshuari për fajde
Maqedonci në Berlin: Kosova po ndërton mbrojtje moderne
Hashim Thaçit i shkon një urim për ditëlindje edhe nga VV, G...
Hoti: Shqetësuese mbetet mungesa e transparencës në dialogun...