Ceremonia prestigjoze, e njohur si “Nobeli Jezuit” është anuluar për shkak se aktorja e famshme, Natalie Portman ka refuzuar të marrë pjesë dhe të pranojë çmimin, “Genesis”, me një vlerë prej 2 milion dollarësh.
Ky akt nga aktorja amerikano-izraelite erdhi për të kundërshtuar regjimin e kryeministrit Netanjahu dhe ka gjetur mbështetje të grupimet e majta politike.
“Ndihem shumë keq tashmë që mësoj se Natalie ka rënë pre e qëndrimeve separatiste e destabilizuese të majta në vend”, – shkruan ministri i Inteligjencës dhe i Punëve të Jashtme izraelite.
Çmimi që do të merrte Portman ishte një donacion i fondacionit GPF, (871,400 euro ose 1 milion dollarë) dhe i Morris Khan, i cili do të kontribuonte me 1 milion të tjera.
Tashmë, edhe vetë ceremonia prestigjoze që supozohej të mbahej në qershor është anuluar.
Mes shumë mungesash në mbrojtje, Arbeloa zgjedh “11 gladiato...
Man City ‘shokohet’ pas pjesës së parë nga Bodo/Glimt
KPK mban takimin e parë të vitit, por s’ka vendimmarrje
20-vjetori i vdekjes së Presidentit Historik Ibrahim Rugova,...
Alonso i gatshëm ta marrë drejtimin e “The Reds”...
Bastisen pronat e Arianit Sllamnikut, i sekuestrohen 4 armë ...