Kevin Jacobs është mjaft aktiv në rrjetet sociale që pas numrit të madh të ndjekësve që fitoi pasi Luiz Ejlli e përmendi në “Big Brother VIP”. Fituesi i “Big Brother Kanada” është shprehur shpesh falënderues ndaj Luizit, duke e konsideruar si një gjeni dhe se duhet të jetë ai fituesi i reality showt shqiptar.
Kanadezi shpesh ka komentuar situata të ndryshme që ndodhin në BBV Albania, pavarësisht se nuk di shqip. Mirëpo së fundmi në një “intervistë” të krijuar në InstaStory, Kevin iu është përgjigjur disa pyetjeve të ndjekësve ku sigurisht pjesa më e madhe lidheshin me Luizin.
“A pati ndikim Luizi ne 40 mijë ndjekësit që keni fituar“, e pyeti një ndjekës Kevinin. Si gjithmonë mjaft i drejtpërdrejtë, kanadezi tha: “Shumë janë nga Luizi, por pjesa më interesante është se (ndjekësit) nuk janë vetëm nga Shqipëria, por dhe nga Gjermania, Italia, Kosova, USA, Kanada dhe më shumë“. “I ke dërguar ndonjë sms Luizit në (aplikacionin) “Big Love”?“, e pyeti një tjetër ndjekës.
“Po por ata (Top Channel) nuk e treguan kurrë, me aq sa di unë“, u përgjigj Kevin Jacobs duke treguar se i ka dërguar një dhuratë Luizit.
Ai postoi dhe një foto në profilin e tij zyrtar duke treguar publikisht mesazhin për Luizin. “E përshëndeta Luanin”, shkroi kanadezi, fitues i “Big Brother Kanada”.
Mbi 1 mijë e 300 biznese u shuan gjatë vitit 2025, dominon m...
“Askush mbi klubin”, Luis Enrique me nervozizëm i vendos vij...
Sekuestrohet kokainë në një lokal në Kukës, arrestohet prona...
Ministri kroat: Bashkëpunimi Kroaci–Shqipëri–Kosovë s’e rrez...
IKSHPK: Mos harroni vaksinimin para udhëtimit jashtë vendit
Kurti takohet me Plenkoviq në Konferencën e Sigurisë në Myni...