Pas ngjarjes më të komentuar në Mbretërinë e Bashkuar, të cilës në internet po i referohen si Megxit, princ William foli për herë të parë në lidhje me situatën.
“Unë e kam mbështetur vëllain tim gjatë gjithë jetës, por nuk mund ta bëj [këtë herë]. Jam i trishtuar për këtë,” tha ai për Sunday Times.
Duka i Cambridge-it pranoi “trishtimin” e tij për vendimin e princit Harry dhe Meghan Markle për t’u larguar nga mbretëria.
“Gjithë çfarë mund të bëjmë dhe gjithë çfarë unë mund të bëj është që të përpiqemi t’i mbështesim dhe të shpresojmë që të vijë dita kur të jemi të gjithë në një mendje. Dua që të gjithë të jemi të bashkuar,” tha ai.
Përsa i përket situatës së metejshme, pritet që nesër (e hënë, 13 janar), mbretëresha Elizabeth II të organizojë një takim në Norfolk, Angli. Në mbledhjen e jashtëzakonshme mbretërore do të marrin pjesë të dy vëllezërit, princi Harry dhe William, i ati, princi Charles, Kate Middleton dhe Meghan Markle, e cila ndodhet në Kanada, por do të jetë e pranishme në takim përmes një video-telefonate./alsat/

“Është një turp!”, Laporta kritikon FIFA-n për dëmtimin e Ra...
Para seancës mblidhet Komisioni për Legjislacion, disa pika ...
Reagimi i parë i Malit pas eliminimit nga Big Brother: “Fito...
Rama bashkëbisedim me të rinjtë: Hyrja në BE nuk është vetëm...
Sot bëhen 27 vite nga vrasja e 84 civilëve në Kralan të Gjak...
KOMF: Fëmijët me autizëm ende pa mbrojtje të garantuar