Këngëtarja e njohur Pink gjatë një interviste për “Today” tha se ka mbetur e surprizuar nga fakti se sot po e shijon pa masë mëmësinë.
Në një intervistë në kuadër të promovimit të dokumentarit të saj të ri, “All I Know So Far”, Pink ndau rrugëtimin e saj si nënë WilloW, 9 vjeçe dhe Jameson, 4 vjeç.
“Unë realisht nuk doja të isha nënë. Thjesht kjo gjë nuk ishte në listën e gjërave që doja të bëja”, tha Pink. Më herët ajo tregoi se si ishte jeta e saj si nënë e famshme vetë pak para se të publikohet dokumentari.
“Të bësh turne me fëmijët është e pamundur dhe unë arrita të pamundurën. Në një moment kishte shumë yje të tjerë që më kontaktonin, më telefononin për këshilla se si të bënin një turne bashkë me fëmijët, kështu që unë shkrova një libër për nënat e tjera. Ndonjëherë mendoj ‘A po rris një person të sjellshëm? Çfarë do të thotë të jesh fëmija im?”, u shpreh Pink.
Në vitin 2019 këngëtarja 40-vjeçare i shkëputi turnetë e saj ndërkohë që sipas Billboard, turneu i saj i fundit “Beautiful” u rendit në listën e 10 më të mirëve duke siguruar 397 milion dollarë të ardhura.
Çfarë kanë të veçantë njerëzit e lindur në muajin dhjetor?
SHBA dhe Ukraina diskutojnë për armëpushimin, para samitit e...
Parashikimi i motit për të dielën
Aksident i rëndë trafiku në autostradën Gostivar–Tetovë, tet...
Trepça triumfon bindshëm në Therandë, fitore edhe për Borën
Aksident i rëndë në Tiranë, humb jetën 40-vjeçari