Majk dhe Bardhi, janë në përgatitje të realizimit të ri muzikor.
Përmes profileve në Instagram, dy këngëtarët kanë njoftuar se kënga e re do të publikohet në fundjavë.
“Përgjithmonë” është titulli i duetit të radhës nga dyshja që lansohet të dielën në orën 18:00.
Të dy artistët gjatë kësaj vere ishin të zënë me mbrëmje muzikore, ku dihet se janë dy nga më të pëlqyerit e skenës sonë.
Kujtojmë se dyshja gjatë muajit qershor e publikuan videoklipin e këngës “Ama”, i cili numëron mbi 15 milionë shikime në YouTube. /arbresh.info/
Mbrojtja e Krivaqës kërkon rigjykim ose heqjen e burgimit të...
Vengu: Rrisim sigurinë për sovranitetin dhe pasuritë ujore e...
Liverpool-i i frikësohet lëndimit të rëndë të Alexander Isak
E rëndë: Darka e fundit që Naimi i organizoi Liridonës para ...
Osmani takon zëvendëssekretarin amerikan të Shtetit, Christo...
Peci dhe ambasadori britanik diskutojnë investimet strategji...