Modelja e njohur, Drenusha Latifi ka treguar për eksperiencën që ka pasur gjatë qëndrimit të saj në spektaklin Big Brother VIP Kosova 3.
Drenusha arriti të shkoj deri në gjysmëfinale ndërsa përmes një postimi në Instagram, modelja falënderoi të gjithë ata që e kanë mbështetur në këtë rrugëtim, shkruan Arbresh.info.
Krahas fotografive që shfaqet si gjithmonë e kuruar dhe mjaftë e bukur, Drenusha tha se pjesëmarrja në BBVK3 do të mbetet gjithmonë në zemrën e saj.
Postimi i plotë
Të dashur ndjekës dhe mbështetës,
Dua t’ju shpreh një falënderim të sinqertë për të gjithë ju që ishit pjesë e aventurës time në Big Brother VIP Kosova. Pjesëmarrja në këtë spektakël ka qenë një përvojë e jashtëzakonshme, e cila do të mbetet gjithmonë në zemrën time.
Çdo moment që kalova brenda shtëpisë, çdo sfidë dhe çdo gëzim i ndarë me ju, ka ndikuar në formimin e kujtimeve të paharrueshme. Ju falënderoj për mbështetje, për energjinë pozitive dhe për dashurinë që më keni dhuruar.
Shpresoj të vazhdojmë të ndajmë momente të bukura dhe të jemi gjithmonë të lidhur, sepse ju jeni ata që e bëni gjithçka të veçantë
Me shumë dashuri dhe mirënjohje./Arbresh.info

Dita e ndeshjeve në Superligë: Tre përballje të zjarrta, luh...
Renovimi i shkollës “Kolë Jakova”, Rama: Hapësir...
Vjedhje e rëndë në Prizren, hajnat marrin stoli ari dhe para...
Theret me thikë një person në Gllogoc, arrestohet i dyshuari
Nuk iu ndal policisë dhe lëndoi një zyrtar, arrestohet i dys...
Vrasje në tentativë në Prishtinë