Ndërsa shumë fansa prisnin me padurim rikthimin e Bora Zemanit me Donald Veshajn, shumë të tjerë nuk e kanë pritur mirë dhe janë shprehur të zhgënjyer ndaj moderatores.
Kjo vihet re nga komentet e shumta që ka marrë krahas fotove që sapo ka publikuar nga sfilata e djeshme së Valdrin Sahitit.
Të shumtë i kanë cilësuar të gjithë ngjarjet që kanë ndodhur gjatë muajve të fundit si një “lojë për vëmendje”, ndërsa nuk kanë nguruar t’i kujtojmë dhe romancën që lindi mes aktorit të humorit dhe këngëtares Beatrix Ramosaj gjatë kohës që ishin në Big Brother VIP.
Kujtojmë që ish çifti janë parë pranë njëri-tjetrit në një tavolinë pas sfilatës së stilistit nga Kosova. Ndonëse, moderatorja tha pak javë më parë se mes tyre nuk ka asgjë, veprimet e fundit lënë vend për dyshime. Ndërkohë, ende nuk ka një një reagim zyrtar nga ana e dyshes.
Këto vende do të mbesin sot pa rrymë, shkak punimet në rrjet...
Imri Ahmeti ngushëllon për vdekjen e të miturit nga Lipjani:...
Rusia sulmon trenin ukrainas, Zelensky e dënon ashpër aktin ...
Ukraina dhe Rusia së bashku humbën pothuajse 1.8 milion usht...
Hasani: Politikanët në pushtet e kanë kompleks që s’ishin pj...
Nagavci shpreh ngushëllime për vdekjen e nxënësit Zejn Zejnu...