Pas thashethemeve për divorc, Victoria Beckham poston foto më të ëmbël me familjen
Ajo së fundi ka shuar thashethemet për një divorc të mundshëm në mes të saj dhe bashkëshortin e saj, futbollistin David Beckham.
Dhe tani Victoria ka lënë anash thashethemet duke postuar një imazh të ëmbël pran familjes, shkruan arbresh.info.
Ish anëtarja e Spice Girls, dukej mjaft e lumtur përkrah dy djemve Romeo dhe Cruz, vajzës së saj Harper dhe dy prindërve Jackie dhe Tony Adams.
Në këtë imazh mungonte David i cili po merrte pjesë në një samit për futbollin në Kinë, dhe djali i tyre i madh Brooklyn.
David, i cili bëri një paraqitje publike në Kinë gjatë kësaj jave, do të vazhdojë punën për në Miami ndërsa Victoria po qëndron në Londër pranë fëmijëve.
Ish futbollisti i kombëtares së Anglisë, David dhe ish anëtarja e grupit të vajzave Spice Girls kurorizuan dashurin e tyre me martesë në Luttrellstown Castle në vitin 1999, çifti pritet të festojnë 19 vjetorin e martesës gjatë muajit të ardhshme./Arbresh.info/

![]()

Kurti në Gjakovë: Listat më parë ngjanin në transaksione int...
Dëmtimi i monumentit të UÇK-së në Kaçanik, reagojnë Veteranë...
Paketa amerikane prej 14 milionë dollarësh shihet si hap dre...
Suhareka feston ditëlindjen e Vjosa Osmanit me tortë dhe qir...
Kurti: Këtë vit do të kemi municionet e para me vulën “Made ...
Kosova vendi i dytë më i varfër në Evropë, Musliu-Shoshi: Qy...