Për një kohë të gjatë, ka pasur spekulime për një lidhje mes Capital T dhe Adrola Dushi.
Tani, duket se dyshja kanë vendosur të mos e fshehin më marrëdhënien e tyre, pasi kanë publikuar një fotografi të mrekullueshme së bashku.
Në një postim të fundit në Instagramin e saj, Adrola ka ndarë një imazh ku shfaqet e lumtur në krah të këngëtarit Capital T, gjatë koncertit të tij “Time Capsule III”.

Kjo fotografi tregon çiftin duke u përqafuar me njëri-tjetrit në një moment të veçantë, duke e bërë të qartë se marrëdhënia e tyre është më serioze se kurrë.
Imazhi ka marrë një mori komentesh dhe reagimesh nga ndjekësit në rrjetet sociale, të cilët kanë shprehur entuziazmin e tyre për këtë zhvillim.
Me këtë veprim, Capital T dhe Adrola Dushi duket se kanë konfirmuar se janë çift dhe po i japin fund thashethemeve për lidhjen e tyre të mundshme. /Telegrafi/
Dy të therur pas një përleshjeje në Vushtrri
Turqia ndaloi 115 të dyshuar të Shtetit Islamik para festave...
Paralajmërime për mot të ftohtë dhe erëra të forta në Britan...
Thyhen 7 vetura në parkingun e një objekti në Fushë Kosovë, ...
Sy më sy, Labi dhe Fjolla përplasen ashpër
“Uniteti i Ukrainës ka më shumë rëndësi”/ Zelensky mesazh pë...