Që kur çifti njoftoi ndarjen e tyre më katër qershor, Shakira dhe Pique janë kthyer sërish në qendër të vëmendjes së mediave.
Marrëdhënia mes lojtarit të Barcelonës dhe këngëtarit kolumbian mund të ketë përfunduar, por një video e futbollistit ka rindezur komentet në rrjetet sociale.
Qendërmbrojtësi po dëgjonte këngën “Invitable”’ nga ish-partnerja e tij, Shakira teksa po largohej nga terreni stërvitor i Barcelonës ku tifozët presin lojtarët në mënyrë që të bërë një foto, por ata në vend të kësaj realizun videon.
“Çfarë kënge e mrekullueshme”, bërtiti përdoruesi me emrin ‘Carmonaa.23’ i cili e ngarkoi videon në llogarinë e tij në TikTok, ku tashmë ka mbledhur më shumë se 4.5 milionë shikime dhe më shumë se 250,000 pëlqime.
Pique dukej serioz dhe i menduar, por surpriza erdhi kur fansat dëgjuan muzikën që ai dëgjonte në makinë, shkruan Marca.
Në fakt, ditët e fundit është bërë e qartë se Pique ka ndërprerë lidhjen me vajzën me të cilën dyshohet se po tradhtonte Shakiran dhe që përfundimisht çoi në prishjen e marrëdhënies së tyre./arbresh.info/
Studentë të 14 njësive akademike të UP-së përfitojnë mbështe...
SPAK nënshkruan pesë memorandume mirëkuptimi me vendet e Ame...
KQZ: Deri tani 63,997 votues nga diaspora janë regjistruar p...
FIFA nderon Trumpin me Çmimin e Paqes: Lidershipi i tij gara...
Publikohet marrëveshja në letër e Vetëvendosjes me tri parti...
Obiliq: Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në pompë ...