Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, po vazhdon të korrë suksese të jashtëzakonshme në sajë të karrierës profesionale që ka krijuar ndër vitesh.
Dua mbrëmë u nderua me çmimin “Artistja e Shquar e Vitit 2021” në eventin e Lidershipit të Shquar 2021 në Këshillin Atlantik, shkruan portali arbresh.info
E suksesit të artistes kosovare i është gëzuar edhe kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli i cili e ka cilësuar Duan si vajzë të talentuar e të guximshme.
Pacolli përmes një postimi në ‘facebook’, e ka vlerësuar lartë fjalimin e artistes.
Postimi i tij i plotë:
E uroj nga zemra artisten botërore nga Kosova, Dua Lipa, për çmimin nga Këshilli Atlantik “për lidership të shquar”. Një vajzë e talentuar, e guximshme dhe e suksesshme me një ndikim të madh në botë. Fjalimi i saj mbrëmë ishte për çdo lavdatë, dhe çmimin ia ka dedikuar Kosovës Falemenderit Dua!
Në shkrimin e ‘Atlantic Council’, Dua Lipa përshkruhet si: ‘Fituese e Grammy’, ‘Themeluese e Fondacionit Sunny Hill’ dhe ‘Aktiviste’. /arbresh.info/
KEDS-i me punime në rrjet, këto janë zonat ku paralajmërohet...
I ashpër me bashkëpartiakët, Hamza: Nëse konstatohet vjedhja...
Sot vazhdon seanca në rastin e vrasjes së Auron Thaqit
Reduktimet e rrymës, arsyeja se pse sot LDK mban konferencë ...
Moti sot: I vranët dhe vende-vende me shi, temperatura deri ...
Parashikimi i motit për të enjten