Sezonës së nxehtë të kësaj vere i është shtuar edhe një këngë e veçantë ritmike.
Ajo vjen nga këngëtarja shqiptare e cila jeton në Kanada, Tringa Rexhepi.
Projekti i lansuar nga artistja gjilanase titullohet ‘Pa ty’ dhe është i pari në gjuhën shqipe, shkruan zico.tv
Për portalin zico.tv Tringa ka treguar se tekstin dhe muzikën e ka bërë vet ajo, ndërsa klipi është xhiruar në Kanada.
‘Pa ty’ vjen pas këngëve ‘Go’ dhe ‘Full Time’.
‘Go’ ishte kënga, që Tringa Rexhepi debutoi në skenën muzikore kanadeze.
Me këtë këngë ajo u prezantua edhe në skenën prestigjioze të Torontos, në kuadër të ‘Miss Globe 2015’.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...