Aktori i njohur kosovar, Osman Azemi ka postuar në llogarinë e tij në Facebook një video ironizuese pas thirrjeve për kursim të energjisë elektrike.
Osmani ironizon duke thënë se po bën dritë në shtëpi nga frigoriferi, shkruan arbresh.info
“Mirëmengjesi krejtve, se më ka hupë shkrepsa e sun p’e dhezi një qiri me kursy rrymën, e qela frigoriferin qitu, ju boj apel ta kursejmë rrymën se jemi para bankrotit, ju lutem ta kursejmë rrymën, bojlerin e gjanat tjera, edhe frigoriferi më paska metë thatë, po e msheli se edhe ftohtë e kom se ka qëllu ky frigorifer i madh”, thotë ai në video.
Ky reagim erdho pasi gjatë ditës së djeshme, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka propozuar që të kursehet energjia elektrike duke mos i lënë në rrymë pajisjet shtëpiake, përfshirë edhe konzolat e videolojërave. / arbresh.info/
Kapen para të dyshuara fals në Bërnjak, ndalohet një shtetas...
Albena Reshitaj e sheh të mundshme edhe kandidaturën e Vjosa...
PDK nuk merr pjesë as në seancën e orës 14:00
Vlora Çitaku i bën thirrje Feride Rushitit të tërhiqet nga k...
Momenti kur burrit i bie të fikët në spital ndërsa shikonte ...
Meteo Kosova: Rikthehet dimri, të enjten vjen goditja e masa...