Katër banorët e BBV3 të nominuar për këtë javë kanë qenë vajza: Sara, Ledjona, Ilnisa dhe Roza, ku në “Prime-n” e sotme njëra prej tyre do lerë shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
Olta Gixhari ka komentuar në Instagram këtë nominim dhe shpreh hapur se cilën nga vajzat pëlqen. S
ipas saj, nuk është dakord, që vajzat janë hedhur në krahët e djemve dhe nuk kanë aspak besim në vete për të përballur këtë sfidë të vetme.
E vetmja vajzë që nuk e ka bërë këtë gjë është Ledjona, e cila sipas Oltës është një shembull në atë shtëpi.
“Dua të them dy fjalë për këtë nominim vajzash! Që për fat të keq janë hedhur në krahët e djemve me aspak besim tek vetja që këtë sfidë mund t’a përballojnë dhe të vetme. Ndryshe nga Ledjona që i është dashur të punojë deri natën vonë për të nxjerrë bukën e gojës si një nënë e vetme për të rritur vajzën e saj që shpesh ka fjetur vetëm dhe e pangrënë. Uroj që shembulli i mirë të dominojë. Këtë nominim vota ime shkon për Ledjonën”, shkruan Olta./tch

KFOR-i forcon aktivitetet në mbështetje të sigurisë në të gj...
Gjobë 500 euro, pikë negative e ndalim i drejtimit të automj...
Dron në shtëpinë e BBVK për Benitën
Publikohet orari i Kupës së Botës, nis më 11 qershor
Forcat izraelite vrasin 6 terroristë, arrestohen dhjetëra të...
OEK i reagon Rizvanollit, do të iniciohet procedurë ligjore...