Spektakli i së martës në Big Brother VIP Albania 4 solli një moment të papritur dhe mjaft emocional për një nga banoret më të komentuara të këtij edicioni – Egli Tako.
Në një befasi të veçantë, ish-partneri i saj i njohur, Olsi Bylyku, u shfaq në dhomën e surprizave për ta takuar atë.
Ky moment u prit me shumë emocion, si nga Egli, ashtu edhe nga publiku, pasi dyshja ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave rozë për një kohë të gjatë.
Edhe pse tashmë të ndarë dhe secili ka vazhduar jetën përpara, Olsi dhe Egli treguan një respekt të ndërsjellë dhe një komunikim të ngrohtë, duke dëshmuar se raportet e shkuara mund të ruhen me dinjitet.
Olsi, i cili është tashmë i martuar dhe ka krijuar një jetë të re jashtë vëmendjes së BBVA, nuk nguroi ta mbështesë Egli-n në rrugëtimin e saj në këtë format
.Nga ana tjetër, Egli gjatë qëndrimit në shtëpi ka krijuar një lidhje të re me Gjestin, një tjetër konkurrent mjaft i komentuar i këtij edicioni.
Ja çka i ndodh trupit nëse flini me çorape
Era Istrefi elektrizon skenën e Big Brother VIP Kosova
Abdixhiku në Prishtinë: Zgjidhja për Kosovën është LDK
Upamecano mes Bayern Munich, Real Madrid e Paris Saint-Germa...
Goditi me thikë tri gra në Paris, policia franceze kap 20 vj...
Ish-komandanti i Forcave Detare të Shqipërisë: Banjska ndrys...