Mbrëmjen e sotme, në Pallatin e Kongreseve po mbahet premiera e filmit të dytë të Ermal Mamaqit, “I love Tropoja”. Në këtë event janë mbledhur personazhe të njohur të showbiz-it, ndërsa Ermali mbajti fjalimit e tij para të ftuarve.
Ndër të tjera, aktori falenderoi mikeshën e tij, këngëtaren Elvana Gjata, e cila sipas Ermalit ka një kontribut të barabartë me të në këtë sukses. Megjithatë, Elvana nuk mund të ishte e pranishme gjatë premierës së filmit “I love Tropoja” për shkak të një tjetër angazhimi të madh.

“Dua të falenderoj një njeri shumë special që ka një kontribut të barabartë me mua për këtë sukses, faleminderit shumë Elvana Gjata.
Elvana Gjata nuk ia doli të vinte sot, sepse kishte një angazhim shumë të madh dhe meqë nuk ia doli, po i them nga kjo skenë: Mirë ta bënë që të vunë dysh!” – tha Mamaqi duke iu referuar vendit të dytë në “Festivalin e RTSH-së”, ndërsa salla shpërtheu nga të qeshurat.
Rusia sulmon Ukrainën me dronë dhe raketa, dëmtohet infrastr...
21 vjeçari ndalohet me lëndë narkotike në Kaçanik
Komandanti i KFOR’it mbledh përfaqësuesit diplomatikë të QUI...
Ikona e muzikës shqiptare, Ilir Shaqiri feston ditëlindjen e...
Tri ndeshje të forta sot në Superligën e Kosovës
Tre të mitur raportohen të zhdukur