Aktorja kolumbiane, Danna Garcia, e cila për publikun shqiptar u bë e njohur për rolin e saj si ‘Norma’ në serialin “Pasionet e Fshehta” është prekur me coronavirus.
Pas ditëve të ndërlikuara që madje e çuan në spital, aktorja Garcia shkroi një mesazh shpresëdhënës në luftën e saj kundër coronavirusit.
Mbrëmjen e së martës, Danna iu përgjigj në Twitter një ndjekësi i cili e pyeti për shëndetin e saj, veçanërisht pas disa ditësh mungese në këtë rrjet social.
“Si jeni me shëndet? Zoti të bekoftë dhe shpresoj se je më mirë. Shpresoj të shoh së shpejti të rikuperuar. Një përqafim dhe një përshëndetje”, është mesazhi që i ka dërguar një përdorues i Twitter.
“Ndihem e rikuperuar, me disa probleme të vogla që do të shërohen me kalimin e kohë. Ky virus dhemb më shumë për të parë familjen tuaj të sëmurë sesa ta keni atë. Me familjen time edhe pse ishim të infektuar së bashku, ata kishin probleme me pneumoni”, është përgjigja e aktores.
Në një mesazh tjetër, ylli i “Pasión de Gavilanes” kishte folur për shërimin e saj pasi vuante simptomat e COVID-19.
“Mushkëritë e mia janë të përflakura, por trupi im ka luftuar mirë dhe shumë në këtë moment të rëndësishëm të transformimit dhe vetëdijes shpirtërore”, ka shkruar ajo më 21 mars në rrjetet sociale.
Këtë javë u mësua se ‘Norma’ kishte dalë tashmë nga spitali dhe se po ndjehet më mirë.
Sot ditëlindja e themeluesit të shtetit shqiptar, Ismail Qem...
Policia e Kosovës me aksion, identifikon mbi 300 automjete t...
Katër të arrestuar në Malishevë pas sulmit ndaj policëve
Kërkohet identifikimi i personave që u prezantuan rrejshëm s...
Ky është i moshuari që humbi jetën nga aksidenti i sotëm në ...
Fituesja e Çmimit Nobel për Paqen nga Venezuela ia dorëzon m...