Gjatë mbrëmjes së sontme janë ndeshur në futboll dy kombëtaret shqiptare, Kosova- Malta dhe Shqipëria-Skocia.
Ekipi i Kosovës e ka mposhtur Maltën me rezultat 5-0, për dallim nga ai i Shqipërisë që pësoi një humbje të thellë me rezultat 0-4 ndaj Skocisë, transmeton ‘Zëri.info”.
Për këtë, nuk ka munguar reagimi i reperit nga Shqipëria, Noyzit i cili përmes një postimi në My Story në llogarinë e tij në Instagram ka përkrahur hapur ekipin e Kosovës, duke e quajtur për momentin edhe të preferuarin e tij.
“Kosova eshte skuadra ime e preferuar per momentin. Mezi po pres europianin & botërorin. Shqipërin se mbaj mend kur ka fitu. Lojtar fasulesh”, ka shkruar ai.

Gjenerata e re e Kosovës në xhudo vazhdon përgatitjet në Kam...
Sulmi me dron iranian shkakton dëme të rënda në aeroportin e...
Aktakuzë për rrezikim të trafikut publik me pasojë vdekjen e...
BE autorizon negociatat me shtetet e Ballkanit Perëndimor, K...
Shqipëria zgjidhet si “Presidente e Forest Europe”, Rama: Vo...
66 persona hoqën dorë nga shtetësia e Kosovës gjatë muajit p...