Ndërkohë që jemi në javët e fundit të mbylljes së sezonit edhe për disa televizione, tashmë zbulohen edhe formatet e para që do të jenë në ekran sezonin e ardhshëm 2017-2018.
Një prej tyre është edhe një format tepër i ndjekur dhe mjaft i njohur për publikun shqiptar i cili pas një viti mungesë do të kthehet sërish në ekran.
E ndërsa mendohej fillimisht që nuk do të ishte më i pranishëm në televizionet Shqiptare, InfoMedia Albania ka shkruar se formati i gatimit MasterChef do të rikthehet sezonin e ardhshëm me edicionin e katërt. Tashmë nuk do të jetë Top Channel ai që do të transmetojë patentën e Endemol Shine, por një tjetër televizion i cili mbetet për t’u zbuluar.
Edhe pse asgjë nuk është e konfirmuar dhe zyrtare, një mundësi tepër e madhe është që MasterChef 4 të transmetohet nën logon e RadioTelevizionit Shqiptar. Kjo për shkak se producenti i këtij formati gjatë sezoneve të kaluara në Top Channel, Rezart Aga tashmë është transferuar prej muajsh si Drejtor i Programacionit në RTSH dhe bashkë me të edhe kryeredaktorja e edicioneve të mëparëshme të spektaklit Melsi Qirici.
Një gjë është e sigurt MasterChef do të rikthet sezonin e ardhshëm dhe të gjithë do të argëtohen para ekranit përmes artit të gatimit!

Ambasadori i Gjermanisë uron Kosovën për zgjedhje të qeta e ...
Policia e Rajonit të Prishtinës realizon aksione intensive, ...
Numërohen votat e para për kandidatë për deputet, kaq vota i...
OVL e UÇK-së organizon nesër homazhe për Ditën e Veteranit
DhTIK uron VV-në dhe Kurtin për fitoren në zgjedhje
Netanyahu dhe Trump do të takohen në Florida për të diskutua...