Kur nuk është i angazhuar me profesionin e tij, Cristiano Ronaldo gjithmonë i përkushtohet familjes.
Superylli portugez është baba i katër fëmijëve, tre prej të cilëve kanë lindur me nëna surrogate, ndërsa vajza e vogël është nga lidhja me modelen Georgina Rodriguez, shkruan portali arbresh.info
Partnerja e tij është zakonisht e angazhuar rreth fëmijëve, poashtu edhe futbollisti i Juventusit kalon kohë të mjaftueshme me ta.
E së fundi, Georgina ka publikuar një fotografi bashkë me fëmijet në det, ku po e shijojnë çdo moment së bashku.

“Krijoj dashurinë me juve dhe jetoj me juve… ❤️”, ka shkruar Georgina në mbishkrimin e këtij imazhi.
Sidoqoftë, më parë është raportuar se Ronaldo dhe Georgina janë duke paguar 33 mijë euro qira në javë, për të qëndruar në jaht. /arbresh.info/
Mblodhi mijëra shqiptarë në Prishtinë, përmbyllet marshi për...
Kearns: S’mund të rrimë duarkryq kur kërcënohet siguria në B...
Presidenti i Izraelit uron 18 vjetorin e Pavarësisë së Kosov...
Osmani i bashkohet Marshit për Drejtësi, përshëndetet me Ham...
Vritet në Londër nipi i këngëtares kosovare, disa të arrestu...
“Kosova e shpalli pavarësinë, ne e njohëm”, momenti kur Bush...