Neslihan Atagul është një nga aktoret më të pëlqyera në Turqi. Jo vetëm e talentuar por gjithashtu edhe mjaft e bukur, të gjithë janë kuriozë për kujdesin që aktorja tregon ndaj vetes.
Në një intervistë për gazetaren Hale Ceylan Barlas, aktorja është shprehur se përpiqet të bëjë sport 2 herë në jave, por asgjë më shumë kaq për të mbajtur trupin në formë. Në lidhje me ushqimin, Atagul është shprehur se mundohet të tregojë pak kujdes.
“Sigurisht, nuk rri pa ngrënë. Nëse dua të haj një ëmbëlsirë, nuk e kursej. Forma e trupit tim kam përshtypjen se ka të bëjë me genet e mija. Nëna ime peshon 52 kilogramë edhe pse është 60-vjeç.” – ka rrëfyer aktorja.
Nihan nga “Dashuri e pafund” është gjithashtu shumë e rregullt në palestër. Aktorja së bashku me bashkëshortin e saj Kadir janë parë shpesh në palestër të dy.


Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...
Kurti dhe Basha nesër marrin pjesë në nisjen e punimeve për ...
Qorrolli: Hamza e Abdixhiku thoshin që në takimet për Presid...
Mbyllet pjesa e parë, PSG po fiton në Munich
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...