Një modele që dikur ishte refuzuar për shkak të lëkurës së zezë, thotë se ngjashmëria me yllin e ka ndihmuar në karrierë.
Renee Kujur nga Bagicha në India kishte probleme me futjen në industrinë e modelingut për shkak të ngjyrës së errët të lëkurës, e duhej gjithnjë të zbardhte lëkurën nga artistët e makijazhit, transmeton portali arbresh.info.

Por ajo zbuloi në një intervistë me Hindustan Times se popullariteti i saj u rrit, pasi fotografët filluan ta krahasojnë atë me yllin pop nga Barbados.
Renee tha: “Fotografët u thonin klientëve të tyre që i përngjajë Rihannas. Në këtë mënyrë ishte më e lehtë t’i bindnin ata. Askush nuk mund ta mohonte që Rihanna është e bukur”.

Renee, e cila thotë se ende kontraktohet më pak se ato që e kanë ngjyrën e trupit më të qelë, por se krahasimi me Rihannën ka shërbyer në të mirë të saj./Arbresh.info/

Të shtëna me armë zjarri mbrëmë në Ferizaj, plagosi të dashu...
Trump përgëzon ekuipazhin e Artemis II: Mezi pres t’ju takoj...
Haxhiu njofton për vdekjen e babait të saj: Mbështetësi im m...
Moti në Shqipëri
Pamje kur astronautët e misionit Artemis 2 zbarkojnë në Tokë
Para takimit në Pakistan, Trump rrit tonet ndaj Iranit