Tre muaj pasi u shpall i pafajshëm për akuzat më të rënda të trafikimit seksual dhe shantazhit, reperi dhe producenti i njohur amerikan, Sean “Diddy” Combs, është dënuar me më shumë se katër vjet burg nga një gjykatë federale në Manhattan.
Vendimi u dha të premten nga gjyqtari Arun Subramanian, i cili theksoi se “veprat e tij kanë dëmtuar në mënyrë të pariparueshme dy gra”, duke refuzuar kërkesat e mbrojtjes për një dënim më të butë.
Në sallën e gjyqit, 55-vjeçari Combs mbeti i qetë ndërsa iu drejtua familjes së tij me fjalët:
Ju dua, më vjen keq
-përpara se dhjetëra të afërm dhe miq të shpërthenin në lot.
Reperi u shpall fajtor për transportim për qëllime prostitucioni, ndërsa u lirua nga akuzat për trafikim seksual dhe shantazh, të cilat mund t’i kishin sjellë burgim të përjetshëm.
Gjatë seancës, avokatët dhe fëmijët e tij e përshkruan Combs si një “njeri të ndryshuar”, duke apeluar për mëshirë dhe duke kërkuar uljen e dënimit.
Por gjykatësi ishte i prerë:
As fama dhe as veprat e mira nuk mund të fshijnë të kaluarën.
I përlotur, Diddy pranoi fajin dhe kërkoi falje publike nënës dhe familjes së tij, duke thënë:
E zhgënjeva si bir.
Pas shpalljes së dënimit, ai u përqafua me familjarët përpara se të shoqërohej nga rojet drejt burgut federal në Brooklyn.
Ky vendim shënon një kthesë të fortë në karrierën dhe imazhin e një prej figurave më të njohura të industrisë së hip-hop-it, duke mbyllur një proces gjyqësor që ka tërhequr vëmendjen e mediave dhe publikut në mbarë botën./tar
Pamje nga tërmeti 7.6 ballë që shkundi Japoninë
LDK prezanton listën me 30 kandidatët për pesë degët e Prish...
Ramos konfirmoi largimin e tij nga Monterrey, do të jetë loj...
Komandanti i KFOR-it pret në takim Kurtin, shprehu përkushti...
Nuk kanë të ndalur telashet në mbrojtje për Arsenalit, ylli ...
Aksident mes dy veturave në rrugën Prishtinë-Pejë, lëndohen ...