Aktori i humorit Gaz Paja ka zbuluar gjininë e fëmijës që do të vijë shumë shpejt në jetë. I ftuar në emisonin ‘Soiree’, Gazi ka zbuluar ‘padashje’ gjininë teksa ishte duke folur për raportet e tij me kryetarin e Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj.
Ai tregoi se është duke pritur një djalë, dhe ende pa ardhur në jetë, aktori po mëson sesi të sillet si një baba.’Erion Veliaj përpiqet që të më tregojë se si do të jetë jeta pasi djali të vijë në jetë’, është shprehur Gaz Paja duke treguar në këtë mënyrë gjininë e fëmijës.
‘Pra, ju prisni një djalë?’, e ka pyetur Jonida.
‘Po ne presim një djalë’, përfundoi aktori.
Gjithashtu Gazi zbuloi që bashkë me bashkëshorten Ira Seferi e kanë shtyrë muajin e mjaltit për një moment të dytë.
Kongresmeni amerikan: Kosova duhet të bëhet pjesë e NATO-s
GO+ Peja fiton në kryeqytet ndaj Sigal Prishtinës
Partia qeverisëse e Japonisë drejt një fitoreje të thellë në...
Gjesti lajmërohet pas shumë kohe në rrjetet sociale, shkruan...
Xherdan Shaqiri protagonist kryesor në rikthimin e madh të B...
Benita refuzon të shkoj në dasmën e Klodit dhe Elijonës