Këngëtari i njohur, Labinot Tahiri, ka qenë tejet aktiv gjatë pandemisë me aksione të ndryshme humanitare.
Por, si duket këtë vikend ka zgjedhur të relaksohet në bregdetin shqiptar përkatësisht në plazhin e Durrësi, shkruan portali arbresh.info
Edhe pse në mesin e pandemisë Labi me gjithë familjen e tij po merrnin rreze dielli në plazh.
Në mbishkrimin që ia la fotos, Labi tha se në Shqipëri nuk paska bllokim të jetës qytetare dhe të gjithë qenkan të lumtur.
“Këtu nuk paska bllokim të jetës së qytetarëve!
E gjithë Shqipnia qenka HAPPY?? Ishalla po behet mirë edhe në Kosovë, se shumë ja humbën lezetin jetës së qytarëve!
Kush si vet si janë e si i kanê hallet e tyre dhe si do ta bëjnë jetën ne te ardhmen.
Ishalla po mbushemi ndonjehere mend si popull!
Labi FKSH
DURRËS QERSHOR 2020???”, janë fjalët e Labit.
Kujtojmë se kohëve të fundit këngëtari nga Ferizaj, ka premtuar edhe një donacion për Kullat e Jasharëve në Prekaz. / arbresh.info/
Kryeministri Rama udhëton sot drejt Greqisë, merr pjesë në F...
Trump: Pa marrëveshje, Irani do përballet me probleme që nuk...
Babai vrau tetë fëmijë – një grua dhe një fëmijë thuhe...
Talenti holandez, Kees Smit në “radarët” e gjiga...
Trump: Po e fitojmë luftën me Iranin pavarësisht lajmeve të ...
Trump i dërgon letër Osmanit: Mezi pres ta vazhdoj bashkëpun...