Këngëtari dhe kompozitori francez, Pierre Barouch, i cili shkroi dhe këndoi hitin ndërkombëtar “A man and a woman’, ka ndërruar jetë në moshën 82 vjeçare.
Lajmi është bërë i ditur nga gruaja e tij, e cila ka shtuar se Barouh ishte shtruar në spital para pesë ditësh pasi kishte pësuar sulm në zemër, transmeton arbresh.info.
I rritur në Paris nga një familje hebreje, Barouh kishte filluar karrieren e tij si gazetar, ndërsa pas Luftës së Dytë Botërore ai kishte luajtur për ekipin kombëtar të volejbollit.
Gjatë një udhëtimi për Brazil me ekipin e volejbollit ai ishte takuar me këngëtare dhe kompozitorë të ndryshëm.
Këngët e tij janë kënduar nga yjet franceze si Yves Montand dhe Francoise Hardy./Arbresh.info
Nesër Kuvendi mban seancë plenare, ky është rendi i ditës
Themelimi i Gardës për Mbrojtjen e Natyrës, Pacolli: Një nga...
SHBA përdorin sistemin ukrainas kundër dronëve
Emërimi i anëtarit të fundit në KQZ, Haxhiu ende pa vendim
“Ndjesë se nuk jam veshur aq zyrtar sa ti”, batuta mes Ramës...
Ambasadori i Luksemburgut kritikon mediat pasi Kurti u pyet ...